Arrestohet rreshteri policor që ushtroi dhunë ndaj koleges në Pejë

Arrestohet rreshteri policor që ushtroi dhunë ndaj koleges në Pejë

Kronika May 16, 2022 - 10:31

Mbrëmë u raportua se një rreshter policor në Pejë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore koleges së tij.

Motivet ende nuk dihen, por sipas raportimeve të mediave, kjo lidhet me motive të xhelozisë, pasi kishin një lidhje mes vete.

E lidhur me këtë hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë njoftuar se i njëjti është arrestuar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Kanosje”.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore, kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

IPK-ja më tej ka njoftuar se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, po ashtu, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet më tej. /Zëri