Për katër muaj, 9 punëtorë humbën jetën në vendin e punës
Nëntë persona humbën jetën në vendet e punës vetëm në katër muajt e parë të vitit 2022.
Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, këto të dhëna janë shqetësuese. Sipas SPSPK-së një barrë do u hiqej familjeve të viktimave me krijimin e një fondi rezervë, që kurrë nuk u realizua.
Kreu i kësaj sindikate Jusuf Azemimi thotë se në Kosovë fataliteti në punë është 4-fish më i madh se në rajon.
Si organ mbikëqyrjes, përkujdeset inspektorati i punës që ndihmon edhe në edukimin e palëve. Sipas tyre ndërtimtaria e rryma janë faktorët janë shkaktarët më të mëdhenj. Por sipas Millakut, sfidues mbeten kapacitetet njerëzore.
Kjo problematikë do ishin më të vogla nëse do bëhej ligji mbi sigurinë e shëndetin në punë, që akoma mbetet veç premtim fushate.