Kanosi një femër, arrestohet prizrenasi
Kronika
March 06, 2022 - 09:03
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:14 është arrestuar i dyshuari (M/K) pasi kishte kanosur viktimën (F/K) në një lokal në Prizren.
Sipas policisë të dyshuarit i është konfiskuar edhe një pistoletë pa municion.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Zëri