Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Kronika March 02, 2022 - 11:02

Policia njofton se në Pejë ka arrestuar një person për “Posedim të paautorizuar të armëve”.

“Më datën 02.03.2022, rreth orës 01:00, në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë, derisa patrulla e stacionit Policor në Pejë ishte në një pikë kontrolli, ka ndaluar veturën dhe pasi ka kërkuar dokumentacionin, i dyshuari ua ka ofruar pasaportën zyrtarëve policorë dhe i njëjti ka ikur me vrull nga pika e kontrollit”.

Policia i është vënë pas dhe ka arritur ta gjejë veturën dhe të dyshuarin para shtëpisë së tij, raporton Zeri.info.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se gjatë bisedës me të dyshuarin i njëjti ka pranuar se ka pasur një armë në veturë dhe të njëjtën e ka fshehur në oborrin e shtëpisë së tij.

“Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar armë dhe municion.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë (pistoletë) e tipit ‘TT’, kalibri 7.62 mm., një karikator i së njëjtës armë, si dhe 15 copë fishekë të së njëjtës armë.

Personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të Shtetit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri