Vetaksident me të lënduar rrugës për Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë
Foto ilustruese

Vetaksident me të lënduar rrugës për Mitrovicë, në fshatin Smrekonicë

Kronika January 21, 2022 - 10:44

Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.

Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes, sipas Policisë, bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshirë vetëm një veturë, e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasojë lëndime kanë pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri.

Dy personat e lënduar fillimisht janë dërguar në Spitalin ne Vushtrri për trajtim mjekësor, ndërsa për trajtim të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë. /Zëri