Voziti 193 km/h, policia dënon shoferin me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitjeje

Voziti 193 km/h, policia dënon shoferin me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitjeje

Kronika January 19, 2022 - 11:53

Policia e Kosovës ka dënuar me 300 euro një shofer, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h kishte vizituar 193 km/h.

Gjithashtu, Policia bën të ditur se ndaj shoferit janë shqiptuar edhe tri pikë negative e po ashtu i është ndaluar drejtimi i veturës për tre muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300 €, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm, të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri