Digjet një restorant në Klinë, shkaktohen dëme të mëdha

Digjet një restorant në Klinë, shkaktohen dëme të mëdha

Kronika January 17, 2022 - 12:39

Mbrëmë rreth orës 23:20 një restorant në fshatin Volljakë të komunës së Klinës është përfshirë nga flakët.

Lajmin për Expressin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Njësitet policore së bashku me zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Ndërsa thuhet se nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

“Më datën 16.01.2022, rreth orës 23:20, Policia është informuar se në fshatin Volljakë - Klinë, një lokal është përfshirë nga flakët. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme”, tha Rugova.