Gjuajti me armë për Vitin e Ri dhe e publikoi në rrjetet sociale, arrestohet 36-vjeçari nga Mamusha

Gjuajti me armë për Vitin e Ri dhe e publikoi në rrjetet sociale, arrestohet 36-vjeçari nga Mamusha

Kronika January 12, 2022 - 08:54

Policia e Kosovës dje e ka arrestuar një person, i cili për Vitin e Ri kishte gjuajtur me armë zjarri në qendër të Mamushës.

Këtë moment ai e kishte publikuar në rrjete sociale, duke bërë të reagojë Policia.

“Më datën 11 janar 2022 Policia në Mamushë ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili më 31 dhjetor 2021, duke festuar në qendër të komunës së Mamushës, kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu. Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë të tjerë, të cilët merrnin pjesë në festimin e Vitit të Ri. Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policorë, duke punuar me profesionalizëm, kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’ia sekuestrojnë dy armë si: Pushkë gjuetie e llojit ‘Impala Plus’ dhe pistoletë e llojit ‘Canik Sfx 9.19’. Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K., i lindur në vitin 1986”.