Aktakuzë kundër 73 personave për rastin “Karaçeva”
Foto ilustruese

Aktakuzë kundër 73 personave për rastin “Karaçeva”

Kronika November 18, 2021 - 11:59

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzën kundër shtatëdhjetetre (73) personave – të pandehur, lidhur me rastin “Karaçeva”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., Z.A., N.S. dhe F.K., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, nga Neni 311, paragrafi 4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu edhe të pandehurit, D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., V.S., L.M., F.V., I.V., S.S., M.S., F.M. dhe B.F., akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, nga Neni 311, paragrafi 1, të KPRK-së.

Gjithashtu, të pandehurit, E.K., F.S., R.S., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., A.Th., F.K. dhe L.S., akuzohen për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”, nga Neni 311, paragrafi 1, lidhur me Nenin 33 të KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit, J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.Rr., A.H., H.M. dhe J.B., kanë kryer veprat penale, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga Neni 333, paragrafi 1 dhe “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, nga Neni 261, paragrafi 2, të KPRK-së.

Të pandehurit B.A. dhe B.B. akuzohen për shkak të veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”, nga Neni 333, paragrafi 1, të KPRK-së.

Të pandehurit, N.L., F.L., Xh.K., A.S., A.Th., Y.F., L.G., D.H., I.K., M.L., B.G., Sh.I., M.M., Q.M., M.M, N.R., I.F., A.Th., V.B. dhe S.I., akuzohen se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga Neni 294, paragrafi 2, të KPRK-së. /Zëri