Mitrovicë: Arrestohet një 51-vjeçar për dhunë në familje

Mitrovicë: Arrestohet një 51-vjeçar për dhunë në familje

Kronika October 28, 2021 - 14:27

Sot, në orët e paradites, hetuesit policorë në Mitrovicën e Jugut kanë arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”.

Nga Policia kanë bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së tij.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit I. S., 51-vjeçar, është iniciuar rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë, pas intervistimit të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit të rastit, i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë. /Zëri