Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që keqpërdori seksualisht një të mitur në Kamenicë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që keqpërdori seksualisht një të mitur në Kamenicë

Kronika October 20, 2021 - 13:43

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit, i dyshuari M.J. gjatë muajit tetor e ka keqpërdorur seksualisht një të mitur 12-vjeçare në Kamenicë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh. /Zëri