Arrestohet ferizajasi, nisi ndërtimin edhe pse iu ndërpre nga Inspektorati
Kronika
September 19, 2021 - 09:23
Një qytetar nga Ferizaj është arrestuar dje pasi kreu ndërtim pa leje.
Sipas Policisë, i dyshuari ka filluar ndërtimin i cili ditë më parë i ishte ndërprerë nga Inspektorët komunal.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri