Rrihen për pronë dy vëllezër në Kamenicë

Rrihen për pronë dy vëllezër në Kamenicë

Kronika September 18, 2021 - 10:02

Dy persona janë arrestuar dje në Kamenicë pasi që të njëjtit dyshohen se janë rrahur mes vete për pronë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë vëllezër.

Sipas Policisë, dy të arrestuarit dyshohen se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme pronësore ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrin.

Nga PK-ja kanë thënë se si pasojë e kësaj, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan.

“Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri