Kanosi dy zyrtarë policorë dhe tre inspektorë të AVUK-ut, shoqërohet në Polici prizrenasi

Kanosi dy zyrtarë policorë dhe tre inspektorë të AVUK-ut, shoqërohet në Polici prizrenasi

Kronika September 16, 2021 - 09:53

Një person në Prizren është shoqëruar në Polici, pasi ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policorë dhe tre inspektorë të AVUK-ut, derisa ishin në inspektimin e lokaleve afariste dhe të gastronomisë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:15.

Nga PK-ja kanë bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Zëri