Dëmtoi buxhetin e Kosovës duke iu shmangur tatimit, ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Dëmtoi buxhetin e Kosovës duke iu shmangur tatimit, ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit

Kronika September 15, 2021 - 14:54

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të dyshuarit me inicialet A.B., i dyshuar për shmangie nga tatimi.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari, me qëllim të shmangies së pagesës së tatimit dhe të ardhurave nga qarkullimi, nuk i kishte përfshirë të ardhurat e tij saktësisht duke iu shmangur tatimit në vlerë të përgjithshme prej 80.696.50 eurove.

Sipas njoftimit, i dyshuari në këtë rast ka dëmtuar buxhetin e Kosovës.

“Me këto veprime i pandehuri A.B. ka kryer veprën penale ‘Shmangia nga tatimi’, nga Neni 307, paragrafi 3 dhe paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Zëri