Roja i pyllit i gjen dy persona duke prerë dru në Podujevë, sulmohet fizikisht nga të njëjtit
Kronika
August 15, 2021 - 08:51
Një roje pylli ka raportuar në Polici se gjatë kontrollit të pyllit ka takuar dy të dyshuar duke prerë dru me ç’rast është sulmuar fizikisht nga të njëjtit.
Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në fshatin Dvorishtë të Podujevës. /Zëri