Policia u shqipton gjobë dhe ua konfiskon paratë dy lëmoshëkërkuesve në Ferizaj

Policia u shqipton gjobë dhe ua konfiskon paratë dy lëmoshëkërkuesve në Ferizaj

Kronika August 05, 2021 - 14:46

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aksionin e planifikuar për t’i ndaluar lëmoshëkërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni, policia ka ndaluar dy persona, njëri 48-vjeçar dhe tjetri 69-vjeçar.

Sipas Policisë, të dy personave u është gjetur një sasi e parave.

“Në kuadër të këtij aksioni policia ka ndaluar dy persona: M.S. (F/SH) 48-vjeçare dhe H.SH. ( M/SH) 69-vjeçar, te të cilët është gjetur një sasi e parave dhe ndaj tyre është shqiptuar nga një gjobë për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Nga Policia kanë njoftuar se në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë u konfiskohen përkohësisht, deri në vendimin tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar te qytetarët që sa herë hasin në lypsarë të njoftojnë menjëherë Policinë në stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192.0290/326- 250 & 0290/322-406.