Arrestohet zyrtari i Gjendjes Civile në Obiliq, i kërkoi favore një femre

Arrestohet zyrtari i Gjendjes Civile në Obiliq, i kërkoi favore një femre

Kronika July 28, 2021 - 09:12

Është arrestuar dje një zyrtar i Gjendjes Civile në Komunën e Obiliqit, pasi ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare.

Sipas Policisë, i dyshuari në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i ka kërkuar favore një gruaje.

Me urdhër të prokurorit, janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën, ku dhe është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri