44-vjeçari në Prishtinë bie nga lartësia e një objekti, dërgohet në QKUK
Kronika
July 06, 2021 - 18:48
Një 44-vjeçar ka rënë nga lartësia e një bjeji pasi që i njëjti ishte duke kryer punime.
Lajmin për "Zërin" e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, viktima është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
"Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 në rrugën "Sylejman Vuçitërna" në Prishtinë", tha Borovci.
Borovci ka konfirmuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.