Digjet një veturë “Te rrethi” në Prishtinë (Foto)

Digjet një veturë “Te rrethi” në Prishtinë (Foto)

Kronika June 24, 2021 - 10:59

Një veturë është kapluar nga flakët sot në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur “Te rrethi” në hyrje të Prishtinës, raporton Zeri.info.

Policia ka konfirmuar se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 10:20 është raportuar për një veturë me targë Kosove të përfshirë nga zjarri në afërsi të rrethit në hyrje të qytetit të Prishtinës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë menaxhuar përhapjen e zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, kanë bërë të ditur për “Zërin” nga policia.

Aktualisht policia thotë se ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më poshtë ju sjellim pamje që lexuesit e “Zërit” kanë dërguar nga vendi i ngjarjes.

Image

Image

Image

 

 

Image
Image