Vetëm nëntë qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-COVID

Vetëm nëntë qytetarë u dënuan për mosrespektim të masave anti-COVID

Kronika June 19, 2021 - 09:17

Vetëm nëntë gjoba janë shqiptuar gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti-COVID.

Policia ka bërë të ditur se të premten po ashtu ka shqiptuar 1894 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut, transmeton Zeri.info.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 36 aksidente trafiku me dëme materiale 26 me të lënduar ndërsa janë arrestuar 26 persona, 16 janë dërguar në mbajtje./Zëri