Ujku zbret në fshatin Strellc i Epërm, mbyt 12 dele

Ujku zbret në fshatin Strellc i Epërm, mbyt 12 dele

Kronika June 17, 2021 - 11:04

Mbrëmë në orët e vona është sulmuar nga ujqit kopeja e deleve e fermerit Ramë Mujaj, nga Strellci i Epërm në komunën e Deçanit.

Sipas pronarit të fermës Ramë Mujaj, ujku ia ka mbytur 12 dele, transmeton Zeri.info.

“Është hera e parë që sulmohet në masë kaq të madhe kopeja e deleve në këto anë, është edhe trishtueshëm”, tregon pronari i kësaj ferme.

Ai dyshon se nuk ka qenë vetëm një ujk që ka mundur t’i mbysë delet.

Drejtori e Bujqësisë në Deçan, bashkë më inspektorin komunal, kanë dalë sot në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se kjo kope është sulmuar nga ujku.

Mujaj ua ka tërhequr vërejtjen fermerëve të tjerë që të kenë kujdes me kafshët që kullosin, sepse ujku tashmë e ka të njohur ketë terren dhe mund t’i sulmojë edhe kopetë e tjera që ka ky fshat. /Zëri