Mitrovicë: Kapen mbi 3 tonë mjete piroteknike me vlerë rreth 5 mijë euro

Mitrovicë: Kapen mbi 3 tonë mjete piroteknike me vlerë rreth 5 mijë euro

Kronika June 13, 2021 - 12:34

Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës njofton se është kryer një operacion i suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.

Ata thonë se është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro.

“Mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton Zeri.info.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar. /Zëri

Image

Image