Mashtrohet Prishtinasi, ia marrin 750 euro për rregullimin e një vize

Mashtrohet Prishtinasi, ia marrin 750 euro për rregullimin e një vize

Kronika June 13, 2021 - 09:20

Dy ditë më parë një burrë ka raportuar në Polici se një person ia ka marrë 750 euro në këmbim të një vize.

Policia bën të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë

“Prishtinë 11.06.2021 – 18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë nga viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri