Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur në rrugë, i përkiste një mësimdhënësje
Foto ilustruese

 Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur në rrugë, i përkiste një mësimdhënësje

Kronika June 12, 2021 - 21:54

Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar sot në stacionin policor një portofol me para dhe dokumente të cilin e kishte gjetur në fshatin Balaj.

Sipas njoftimit të Policisë, portofoli i takonte një mësimdhënësje e cila pas procedurave të verifikimit ka marrë atë.

“Sot , rreth orës 16:45, një qytetar i Ferizajt Ymri Nuhaj 38 vjeçar, me profesion punëtor, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente tëhumbura , në fshatin Balaj të Ferizajt . Portofoli i përkiste Arta Gashit 30 vjeçare, mësimdhënëse nga Ferizaj. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronares në prani të policisë, pronares i kthehen paratë ( 14.5 euro, 1 denar MKD dhe dokumentet e saj, letërnjoftimi i RKS, letërnjoftimi i MKD, patentë shoferi i RKS dhe 4 kartela bankare)”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri