Përmes mbështjellëses për matjen e tensionit të gjakut tentohet të futen telefona në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Përmes mbështjellëses për matjen e tensionit të gjakut tentohet të futen telefona në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Kronika June 12, 2021 - 21:11

Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Oficeret korrektues kanë pranuar informacion se një person i panjohur ka hedhur një pako të dyshimtë nga rruga në drejtim të kulmit të qendrës.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç’rast kanë lokalizuar pakon e dyshimt dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë dy (2)telefona Samsung me kamerë pa kartelë, një(1)telefon TEENO me kamerë pa kartelë, një(1) telefon mini NOKIA L8STAR pa kartelë, dy adaptera të kamofluar për USB kabel, dy kartela memori kartë mitro SD 4nga 4 GB. Të gjitha këto kanë qenë të mbeshtjellura dhe të kamofluara me një qantë dhe një mbështjellse për matjen e tensionit të gjakut”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores. /Zëri