Shoferi i autobusit tejkalon në vijë të plotë, Policia e gjobit me 150 euro
Foto ilustruese

Shoferi i autobusit tejkalon në vijë të plotë, Policia e gjobit me 150 euro

Kronika June 12, 2021 - 20:24

Gjoba të shumta ka nisur të shpërndajë Policia e Kosovës për qytetarët të cilët po kryejnë kundërvajtje në komunikacion, raporton Zeri.info.

Një e tillë në shumën prej 150 eurosh është dhënë sot në Gjilan, pasi drejtuesi i një autobusi ka bërë tejkalim në vijë të plotë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit , pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan. Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo është gjoba e dytë që është dhënë sot në Gjilan për të njëjtën arsye. Një rast i njëjtë është raportuar të ketë ndodhur edhe në Ferizaj. /Zëri