Therje me thikë në rrugën “B”, lëndohen dy persona
Foto ilustruese

Therje me thikë në rrugën “B”, lëndohen dy persona

Kronika June 12, 2021 - 12:35

Mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje me thikë në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se nga rasti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisë një hetim lidhur me rastin në fjalë. Nga hetimi preliminar janë ngritur dyshimet se, nga mjete të mprehta që dyshohet të jenë përdorur gjatë përleshjes ,dy persona kanë përsuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ajo.

Më tej ajo tha se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin e personave të dyshuar, lidhur me këtë rast i cili, është iniciuar si vrasje në tentativë./Zëri