Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të akuzuarit për mashtrim e vjedhje

Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e të akuzuarit për mashtrim e vjedhje

Kronika June 11, 2021 - 14:38

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët në lidhje me gjetjen e një personi të kërkuar, i cili ka kryer veprat penale “Mashtrim” dhe “Vjedhje”.

Personi i kërkuar është Besnik (Jashar) Dautaj, i lindur më 16.06.1988, në Shtupel - Klinë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur ta lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PK-ja ka publikuar kontaktet se ku mund të raportoni për personin e kërkuar.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë;

E-mail adresa: [email protected]. /Zëri

Image