Në Kosovë konfiskohen mbi 2 tonë kokainë, vlera e saj 6 miliardë euro
Foto: Ilustrim

Në Kosovë konfiskohen mbi 2 tonë kokainë, vlera e saj 6 miliardë euro

Kronika May 17, 2021 - 13:08

Në Kosovë është konfiskuar një sasi e madhe e lëndëve narkotike.

Siç raporton TCH-ja, gjatë një operacioni policor janë sekuestruar 2.2 tonë kokainë.

Operacioni, siç bëjnë me dije burime për TCH-në, u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane.

Mësohet se para 15 ditësh sasia e madhe e drogës ka ardhur në Durrës dhe ka qenë në vëzhgim nga policia.

Kamioni i kuq me targë “01 263 OD” ka qenë me banane, siç thonë burimet, dhe ka qenë në vëzhgim nga policia shqiptare prej 15 ditësh. Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare.

Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë.