Gjendet e vdekur një grua në Malishevë

Gjendet e vdekur një grua në Malishevë

Kronika May 16, 2021 - 09:30

Gjatë ditës së djeshme është gjetur e vdekur një grua në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Policia bën të ditur se gruaja kishte kërkuar ndihmë mjekësore, por që ndihma e parë e gjeti atë pa shenja jete.

“Nga ekipi mjekësorë është pranuar informacioni se deri sa ata i ishin përgjigjur një kërkese për ndihmë mjekësore, kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur pa shenja jete viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri