Aksident me fatalitet në Prishtinë

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Kronika May 12, 2021 - 21:48

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për "Zërin" se aksidenti ka ndodhur në lagjen "Vranjevc" në Prishtinë ku si pasojë një këmbësor është goditur për vdekje.

"Sot rreth orës 19:30, në rrugën "Fahri Fazliu", në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur" ka konfirmuar për Zeri.info, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti

Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete  dhe një këmbësor. 

"Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë", tha Ahmet, duke shtuar se njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriqimin e  rrethanave të këtij aksidenti./Zëri