Pas publikimit të fotografisë nga Policia, arrestohet personi i kërkuar

Pas publikimit të fotografisë nga Policia, arrestohet personi i kërkuar

Kronika May 12, 2021 - 10:47

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më datën 26 të muajit mars, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Edison (Shaban) Ademi, që kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Përmes një njoftimi për media, nga Policia kanë bërë të ditur se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, dje është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor në Pejë.

Nga PK-ja kanë thënë se i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

“Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës po e ndihmojnë qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e qytetarëve dhe të vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri