Aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në Podujevë, dy të lënduar

Aksident trafiku mes një veture dhe një traktori në Podujevë, dy të lënduar

Kronika May 11, 2021 - 18:28

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë të Podujevës, në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një traktor.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për “Zërin” se si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë trajtim mjekësor.

Sipas Ahmetit, me rastin po merret Njësiti i Trafikut. /Zëri