Dyshohet për mjet shpërthyes në Fushë-Kosovë, Policia rrethon vendin

Dyshohet për mjet shpërthyes në Fushë-Kosovë, Policia rrethon vendin

Kronika May 06, 2021 - 23:13

Në mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, Policia ka marrë një informatë për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në Fushë-Kosovë, më saktësisht në zonën industriale në Prishtinë.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo deklaroi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. /Zëri