Infektuar: 106538
Shëruar: 98223
Vdekur: 2213
Nxënësi në Skenderaj shkon me armë në shkollë, policia e arreston

Nxënësi në Skenderaj shkon me armë në shkollë, policia e arreston

Kronika April 20, 2021 - 14:30

Policia në Skenderaj, brenda hapësirave të një shkolle të mesme profesionale, ka hasur në një të dyshuar të mitur, tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” dhe një karikator pa municion.

Policia ka njoftuar se arma e sekuestruar si provë materiale do t’i kalojë Prokurorisë për procedura të mëtejme, ndërsa në prani të avokatit është intervistuar i dyshuari i mitur R. M., 17-vjeçar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar për parandalimin, identifikimin e gjësendeve të rrezikshme, duke përfshirë edhe armë dhe mjete të tjera që nuk i përkasin procesit edukativo-arsimor në shkolla”, thuhet në njoftim. /Zëri