Zhduket një person në Gjakovë

Zhduket një person në Gjakovë

Kronika April 18, 2021 - 09:32

Është zhdukur një person në fshatin Doblibare të Gjakovës.

Lajmin në Polici e ka paraqitur i biri i të zhdukurit i cili potencon se me të dalë nga shtëpia më 14 prill, babai i tij ende nuk është kthyer.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Zeri.info.

Ngjarja ka ndodhur më 15 prill në ora 15:04.

Rasti është duke u hetuar. /Zëri