Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Veri, dyshohet se u godit nga vetura
Foto ilustruese

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Veri, dyshohet se u godit nga vetura

Kronika April 18, 2021 - 09:28

Dje në rrugën "Kombëtare" në Mitrovicën e Veriut, rreth orës 20:00 është gjetur një trup i pajetë.

Policia thotë se dyshimet e para janë se viktima, që dyshohet të jetë shtetas i huaj, ka vdekur si pasojë e një goditjeje nga një veturë.

“Raportohet se në Rr. Kombëtare është gjetur një trup i pajetë i paidentifikuar, dyshohet të jetë shtetas i huaj. Aksidenti trafiku dyshohet të ketë ndodhur kur një person i paidentifikuar me një veturë NN e ka goditur viktimën me veturë dhe si pasojë e saj viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar. /Zëri