Lirohet në procedurë të rregullt doktori i Podujevës

Lirohet në procedurë të rregullt doktori i Podujevës

Kronika April 17, 2021 - 11:35

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H është liruar në procedurë të rregullt i cili nuk i kishte ofruar një të moshuari në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Përmes një njoftimi për media nga Prokuroria thuhet se ““I dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, ditë më parë Prokuroria kishte njoftuar se ka ndaluar për 48 orë mjekun nga Podujeva që nuk i dha ndihmë një të moshuari në QKMF në Podujevë./Zëri