Aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan, lëndohen shtatë persona

Aksident në rrugën Prishtinë - Gjilan, lëndohen shtatë persona

Kronika April 14, 2021 - 20:35

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë - Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Kishnicë rreth orës 19:00 në të cilin janë përfshirë dy vetura, raporton Zeri.info

Policia ka bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar shtatë persona.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Zëri