Goditi policin me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia jep detaje për rastin e mbrëmshëm

Goditi policin me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes, Policia jep detaje për rastin e mbrëmshëm

Kronika April 14, 2021 - 10:55

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje rreth rastit të mbrëmshëm, ku i dyshuari Driton Podrimqaku dyshohej se kishte goditur me veturë një zyrtar policor në Pejë.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nisur me automjetin e tij vrullshëm në drejtim të dy zyrtarëve policorë dhe kishte goditur njërin prej tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia bën të ditur se zyrtari policor i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkaq, është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: një pushkë e gjuetisë, 15 copë fishekë dhe një karikator i zbrazët.

Policia është në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati.

Ndërsa rasti është duke u hetuar. /Zëri