Dogana kap rreth 30 mijë euro gjatë tentimit për t’u futur në Kosovë

Dogana kap rreth 30 mijë euro gjatë tentimit për t’u futur në Kosovë

Kronika April 14, 2021 - 09:30

Mëngjesin e sotëm në pikëkalimin kufitar të Hanit të Elezit oficerët doganorë kanë gjetur mjete monetare të padeklaruara, të cilat përmes një automjeti të udhëtarëve nga Maqedonia tentuan të futen në Kosovë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në anën e djathtë në sirtar të veturës janë hasur tri qese, në të cilat vlera monetare e gjetur është 28 mijë e 310 euro.

“Të gjitha mjetet janë konfiskuar, si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme. Dogana fton qytetarët t’i lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe të korrupsionit në 080050095”, thuhet në njoftim. /Zëri