Shoferi humb kontrollin ndaj automjetit, godet një lokal në Prizren

Shoferi humb kontrollin ndaj automjetit, godet një lokal në Prizren

Kronika April 11, 2021 - 09:43

Një vetaksident ka ndodhur dje në fshatin Serbicë e Ulët të Prizrenit, si pasojë e të cilit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automjetit.

Policia thotë se dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nga pakujdesia dhe mospërshtatja e kushteve te rrugës, del jashtë rrugës duke u përplasur në një lokal, pronë private.

“Fsh. Serbicë e Ulët, Prizren 10.04.2021-21:30. Ka ndodhur një vetë aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore, i përfshirë në aksident ka qenë një automjet civil me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nga pakujdesia dhe mospërshtatja e kushteve te rrugës, del jashtë rrugës duke u përplasur në një lokal, pronë private. Si pasojë e aksidentit për veç dëmeve materiale , lëndime trupore ka pësuar vet drejtuesi i automjetit i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri/