Pas një mosmarrëveshjeje në familje, djali i vë flakën shtëpisë

Kronika April 11, 2021 - 09:18

Dje në Obiliq një burrë ka njoftuar Policinë se djali i tij, pas një mosmarrëveshjeje në familje, i ka vënë flakën shtëpisë së tij.

Policia nuk raporton për të lënduar derisa thotë se i dyshuari gjendet në arrati, njofton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje i ka vënë flakën shtëpisë së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Rasti është duke u hetuar. /Zëri/