Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Deçanit, familjarët thonë se nuk e mori trajtimin e duhur
Foto ilustruese

Një grua dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Deçanit, familjarët thonë se nuk e mori trajtimin e duhur

Kronika April 09, 2021 - 09:04

Gjatë ditës së djeshme një grua është dërguar pa shenja jete në QKMF-në në Deçan.

Familjarët e saj e kanë raportuar rastin në Polici, pasi sipas tyre e njëjta nuk e ka pranuar trajtimin e duhur mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve, e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri