Infektuar: 97996
Shëruar: 82064
Vdekur: 1988
Policia shton kontrollet në transportin e udhëtarëve, qendra tregtare dhe lokale afariste

Policia shton kontrollet në transportin e udhëtarëve, qendra tregtare dhe lokale afariste

Kronika April 07, 2021 - 16:44

Pas hyrjes në fuqi të masave shtrënguese anti-COVID, Policia ka bërë të ditur kanë shtuar edhe kontrollet në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur përmes një komunikate se referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës si dhe referuar planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

“Planifikimet operacionale kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin dhe parandalimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat e këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”.

“Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart. /Zëri

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image