Trafikonin drogë dhe qënie njerëzore, shkatërrohet banda e shqiptarëve në Francë, 17 të arrestuar
Kronika
March 31, 2021 - 12:09
Një grup kriminal shqiptar i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore, është shkatërruar nga policia franceze. Në kuadër të këtij operacioni janë vënë në pranga 17 shqiptarë.
16 burra dhe 1 grua janë të moshës 19-57 vjeç dhe janë të dyshuar për trafikim droge dhe trafikim të qenieve njerëzore.
Grupi kriminal drejtohej nga një 45 vjeçar shqiptar me precedent të mëparshëm kriminal, i dënuar dy herë për trafik droge. Ai u arrestua në jug të Rennes.
Gjatë kontrolleve u zbuluan lëndë narkotike, produkte prerëse, para dhe katër pistoleta me municionin e tyre.
Të ndaluarit u shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme./oranews/