Gjendet e zhdukura në banesën e një të mituri në Lipjan
Foto ilustruese

Gjendet e zhdukura në banesën e një të mituri në Lipjan

Kronika March 09, 2021 - 09:17

Një vajzë e mitur, e cila është raportuar e zhdukur, është gjetur në Lipjan, në banesën e një të mituri, raporton “Zeri.info”.

Policia bën me dije se vajza e zhdukur është gjetur e dhunuar dhe se është arrestuar i dyshuari i mitur.

“Person i zhdukur - gjetur & dhunim. Policia në Lipjan ka të arrestuarin. Lipjan, 07.03.2021 - 22:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi në banesën e tij është gjetur viktima fëmijë - femër kosovar, e cila nga familjarët e saj ishte raportuar si person i zhdukur. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dhe viktima janë sjellë në stacion policor”, theksohet në raportin 24-orësh të PK-së.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje. /Zëri