Vidhen para e gjësende tjera në objekte fetare në Kllokot e Partesh

Vidhen para e gjësende tjera në objekte fetare në Kllokot e Partesh

Kronika March 07, 2021 - 10:01

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në komunën e Gjilanit janë vjedhur dy objekte fetare, njëra në Kllokot e tjetra në Partesh.

Në të dy vendet jane vjedhur shumë të parave, serë e kositëse bari, raporton zeri.info.

“Kllokot 05-06.03.2021-NN. Është raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendësin e objektit fetar me ç ‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, ndërsa në objektin ndihmës kanë vjedhur një kositëse bari”, thuhet në raportin e PK-së.

“Partesh, 05-06.03.2021-18:00/07:00. Është raportuar se të dyshuar te panjohur me forcë kane depërtuar ne brendësin e objektit fetar me ç ‘rast kane vjedhur një shume te parave dhe një serë. Rasti nën hetime”, përfundon raporti i PK-së. /Zëri