Një i mitur plagos një tjetër në Podujevë
Foto ilustruese

Një i mitur plagos një tjetër në Podujevë

Kronika March 07, 2021 - 09:47

Një i mitur ka plagosur me armë zjarri një tjetër, në fshatin Kërpimeh, të Podujevës.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm, transmeton Zeri.info.

“Fsh. Kërpimeh , Podujevë 06.03.2021-20:00 Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar - i moshës së mitur për shkaqe ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës se mitur . Viktima është dërguar për tretman mjekësor ne QKMF Podujeve dhe më pas është dërguar ne QKUK për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te cal. 7.65 mm . Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit i cili është arrestuar dhe nga i njëjti është konfiskuar arma Zoraki me tre fishekë e cal. 7.65 mm , që dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Zëri